Pas numrit rekord të rasteve me koronavirus, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë një reagim.
I njëjti ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
“Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Opozita ka kritikuar Qeverinë Kurti për keq menaxhim të pandemisë, sidomos javën e fundit kur ka pasur rritje të theksuar të rasteve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara me këtë virus.