Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për tarifën prej 5 euro.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur si hipokrizi këtë veprim.
“T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë:
T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi.
Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet.
Në emër të “luftës kundër varfërisë” të varfëron, në emër të “uljes së papunësisë” e rritë papunësinë, në emër të “luftës kundër hajnisë”, të vjedh.