Armend Zemaj i LDK-së, ka konfirmuar se partia e tij, sot sërish do votoj kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut për pozitën e kryeparlamentares, shkruan Gazeta Enigma.
“Sigurisht do votojmë kundër, derisa të kaloj kjo situatë që e ka sjellur Vetëvendosja”, tha ai.
Tutje ai shtoi se nuk ka ndonjë kandidat konsensual që e përkrah LDK-ja për këtë pozitë. “Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arrogance dhe mënyra se si janë kapur institicionet e Kosovës, atëherë edhe konsesusi është I pamundur në këtë situatë”, shtoi tutje ai.
Këto komente ai i bëri teksa po hynte në sallën e Kuvendit për seancën e sotme, që ishte paraparë të nisë në orën 10:00. / Gazeta Enigma.
Zemaj: S’ka kandidat të VV-së që e përkrahë LDK-ja
