Zemaj-Vitisë: Je i vetmi mjek që s’e ke veshur mantelin e bardhë

Zemaj-Vitisë: Je i vetmi mjek që s’e ke veshur mantelin e bardhë

Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish-ministri Armend Zemaj dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kanë zhvilluar debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës.

Ish-ministri Armend Zemaj, tha se për faj të Qeverisë kanë vdekur 640 qytetare për pak ditë.

Zemaj më tej shtoi se Vitia është i vetmi mjek në Kosovë që nuk e ka veshur mantelin e bardhë.

“640 qytetarë të kanë vdekur para syve, e ti del thua se e kemi nën kontroll këtë variant. Ka katër muaj që ky variant ka ardh në Kosovë, e ti del thua se s’ka virus. E ke zgjat orarin e qarkullimit, ke hapë totalisht klubet e natës”, tha Zemaj.

E ministri Vitia tha se “Njëra ndër arsyet që nuk dua të merrem me juve, është se nuk keni kridibilitet. Asnjëherë nuk keni bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen”, tha Vitia.

Related Articles