Zemaj-Vitisë pas akuzave për Qeverinë Hoti: Për pesë minuta me një USB iu kisha informu për menaxhimin e pandemisë

Zemaj-Vitisë pas akuzave për Qeverinë Hoti: Për pesë minuta me një USB iu kisha informu për menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka reaguar deklaratave të ministrit aktual, Arben Vitia, i cili u ankua se nga Qeveria Hoti nuk ka pranuar dokumentet e nevojshme sa i përket bisedimeve për të siguruar vaksinat anti COVID-19, raporton Gazeta Enigma.



“Unë kam qenë në Prishtinë z.ministër, edhe stafi im, krejt çka është dashtë janë 5 minuta me ardhë me një USB më ju informu për atë që ju kam ofru, jam i gatshëm në çdo moment në çdo orë të kem një komunikim për procesin e vaksinave. Nuk e di çfarë qëllimi keni që thoni të pavërteta. Çdo komunikim që kam pas, menjëherë e kam përcjellë te ju dhe e kam përcjell me gëzim se është në interes të qytetarëve. Se cka ka ndodhë e keni një deklaratë se po ka arritë nënshkrimi i parë i kësaj marrëveshje. Unë kam qenë në Prishtinë, ju jam ofru me dashamirësinë më të madhe”, ka thënë ai.

Zemaj, tha se ministri Vitia nuk ka paraqitur asnjë program politikë për sektorin e shëndetësisë.

“Kjo mendoj nuk ju bën nder as juve, nuk keni paraqit as program politik për sektorin e shëndetësisë e këtë po e tregoni edhe sot”, tha ai.

Sipas Zemajt, ministri aktual, Arben Vitia po tenton që “paaftësitë e tij menaxheriale t’i paraqes si situatë të komplikuar pandemike”.

Ndërsa, sa i përket masave të reja nga Qeveria aktuale dhe MSH-ja, Zemaj tha se kanë qenë më shumë politike dhe se nuk kanë përfshirë parametra të tjerë.

“Ne e kemi pare në fillim të mandatit që masat e reja kanë qenë të nevojshme, por mënyra se si janë marrë kanë qenë më shumë politike, por fatmirësisht sot kemi një numër të ulët të rasteve”, tha Zemaj para deputetëve duke I kërkuar tutje Vitisë që të tregoj se kur do të sigurohen vaksinat anti COVID-19.

Related Articles