Lajçak e Palmer takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

Lajçak e Palmer takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

Përfaqësuesi special i Sheteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të mbajnë një konferencë për media, raporton Gazeta Enigma.

Lajçak në Twitter, ka publikuar fotografi me Palmer, duke shkruar se ka filluar ditën e dytë të qendrimit në Kosovë, me mëngjes të dobishëm.

“Filloi dita e dytë. Një mëngjes të dobishëm pune me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, i cili po më bashkohet për këtë vizitë. Si gjithmonë, një pasqyrë shumë e mirë për aktivitetet e tyre në terren”, shkroi ai.

Ndryshe, arsyeja e vizitës së Palmer në Kosovë është përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, citohet të jetë bërë edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles