“Zemra” e Kombëtares – Armando Broja do t’i ndihmojë shqiponjave në rrugëtimin e Katarit

“Zemra” e Kombëtares – Armando Broja do t’i ndihmojë shqiponjave në rrugëtimin e Katarit

Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor.

Ka qenë klubi i Southampton që e ka konfirmuar këtë gjë në ditën e sotme, kur ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.

Edhe Broja bën pjesë në listë dhe klubi i Ligës Premier e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në ‘Wembley’ kundër Anglisë.

Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Duket ai ka marr ditë e gjelbër nga stafi mjekësor i klubit dhe trajneri Edy Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të ‘Katar 2022’.

/Gazeta Enigma/

Related Articles