Graniti është konkurenti i cili është përfolur më së shumti për raportin që ka krijuar me vajzat e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’.
Mbrëmjen e së enjtes ai ka zgjedhur të tregojë për Fifin dhe Ilirin një ‘’plagë zemre’’ që e vuan prej disa kohësh.
‘’Kam bashkëjetuar me një vajzë nga Peja. U shpenzuam shumë me njëri- tjetrin pasi rrinim gjithë ditën bashkë. Erdhi një moment që gjithçka u bë toksike. Ama ka qenë diçka shumë e fortë’’,- tha Graniti.
Graniti shtoi se edhe ajo ka qëne shumë xheloze, dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë edhe hyrja e Granitit në ‘’Big Brother’’./Gazeta Enigma/