Zeqiri: Shpërthimi ishte i fuqishëm, dëmtimet janë shumë të mëdha

Zeqiri: Shpërthimi ishte i fuqishëm, dëmtimet janë shumë të mëdha

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Është bo një shpërthim bukur i fortë dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.

Related Articles