Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, javën e ardhshme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ambasada amerikane në Prishtinë konfirmoi për Gazetën Enigma se zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Palmer do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme.
“Zëvendësndihmës sekretari Matthew Palmer do të qëndroj në Kosovë javën e ardhshme ku do të takohet me zyrtarët qeveritarë…”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Gazetën Enigma.
Ndryshe, javën që vjen është paralajmëruar se për vizitë në Kosovë do të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias. /Gazeta Enigma/