Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana në një fjalë rasti drejtuar forumit 2BS, që po mbahet në Budva, ka thënë se është përkushtim i NATO-s për të siguruar paqen në Ballkan përmes misionit të KFOR-it.
“Ne do të ndërmarrim çfarëdo hapi të nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovës, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, kjo është arsyeja pse liria e lëvizjes është e nevojshme” theksoi Geoana.
Duke folur për situatën në Malin e Zi, Geoana tha se Aleanca është atje për njëri-tjetrin.
“Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente. Rusia mund të jetë kërcënimi më i rëndësishëm i sigurisë, por kjo nuk është sfida e vetme. Ka shumë të tilla si terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike. E gjithë kjo kërcënon sigurinë tonë dhe teston qëndrueshmërinë tonë, ndaj duhet të jemi të fortë, të shkathët dhe të bashkuar. Kjo do të na ruajë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s” ka thënë ai.