Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishnya, tha se situata po bëhet më e rëndë si pasojë e agresionit rus.
Ajo tha për BBC-në se një tjetër valë e “planit terrorist” të Rusisë ka nisur.
Stefanishnya tha se situata po bëhet më e rëndë dhe se spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë granatuar në disa qytetet të Ukrainës.
“Ushtria ukrainase është më e fortë se kurrë më parë”, tha ajo, duke se shtuar se pavarësisht vendosmërisë së Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit, kjo nuk po e pengon presidentin rus, Vladimir Putin, që të vazhdojë sulmet. / Gazeta Enigma.