Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka folur mbi gjendjen e krijuar në vend si pasojë e vërshimeve.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se situata e krijuar nga vërshimet është e menaxhueshme.
“Jemi të gjithë në terren, institucione lokale e qendrore. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ta kalojmë me sa më pak dëme”, ka shkruar Durmishi.