Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, vazhdoi sot fushatën për zgjedhjet e 14 majit nga Elbasani.
Rama mbështeti kandidatin e PS-së për bashkinë Elbasan, Gledian Llatjan, derisa u shpreh se Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk mund të bëjë asgjë të mirë për qytetin.
“Elbasani, njeriun e ka gjetur. Për mua është shumë i urtë, por është nga Elbasani. Del ky Luluçi që u distancua nga Luli dhe thotë do ta bëjë Elbasanin shesh xhirimi. Këta të epurit e kalasë. Por ne e morëm ajkën e kalasë dhe e kemi në Ministrinë e Arsimit”.
“30 e kusur vite demokrat dhe voton Xhiken. Dhe për ku? Për te mali me plehra. Jo po u bë inceneratori etj etj. Pati probleme, kishte njerëz që donin të nxirrnin mjaltë nga plehrat, por Elbasani e ka tani ajrin të pastër”, u shpreh ai.
Tutje, Rama tha se kandidatët e “Bashkë Fitojmë” nuk mund të ketë bashkëpunim, theksoi kryesocialisti. “pasi ata kanë qëllim të marrin pengje”.
“Më kandidatët e zorrës qorre, që larg qoftë dikush i çon në zyrën e bashkisë, nuk ka bashkëpunim. Nuk ka se si të jetë. Ata kanë qëllim të marrin pengje. Se po të kishin pasion për punë, do ta kishin treguar në ndonjë vend. Më gjeni një bashki ku ata kanë qeverisur dhe të thonë që këtë e kemi bërë ne. Pse Shkodra ka ngelur 30 vite mbrapa. Sepse ata nuk dinë. Nuk mbushin”, u shpreh ai./TCh