Zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri ‘manipulohen’, Avdiu: Muhaxheri e dëshiron Tahirin kryetar në mënyrë klandestine

Zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri ‘manipulohen’, Avdiu: Muhaxheri e dëshiron Tahirin kryetar në mënyrë klandestine

Në Vushtrri ka nis sot procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së, por që nga sekretari i kësaj partie Avdi Avdiu dhe asamblisti komunal në këtë komunë nga LDK-ja, Agron Perçuku po cilësohet proces i manipuluar nga Xhafer Tahiri, si ushtruesi i detyrës së kryetarit të LDK-së në këtë degë.

Madje, Avdiu dhe Perçuku akuzuan kryesuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Gazmend Muhaxherin se i bashkëngjitur klanit të Xhafer Tahirit për ta bërë atë fitues “në mënyrë klandestine”.

Ndërkohë, për këto akuza dhe procesin zgjedhor në Vushtrri, Xhafer Tahiri nuk u përgjigj për KosovaPress.

Sekretari i degës së LDK-së në Vushtrri, Avdi Avdiu theksoi zgjedhjet e strukturave të LDK-së në Vushtrri kanë filluar të premten me shumë parregullsi dhe manipulime.

Po ashtu edhe Agron Perçuku anëtar i kryesisë së LDK-së dega në Vushtrri tha se mbi 70 për qind e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së në këtë komunë janë të pakënaqur me këtë proces, siç tha ai të manipuluar.

“Gazmend Muhaxheri sot e dëshmoi që në degën e LDK-së në Vushtrri iu bashkëngjit klanit të Xhafer Tahirit për t’i manipuluar zgjedhjet dhe për ta nxjerrë Xhafer Tahirin fitues në mënyrë klandestine me anëtarësi jo të LDK-së, por me anëtarësi që janë duke i mbajtur nëpër kafene, shtëpi, dhe nëpër vendet ku janë të caktuara dhe jo aty ky ka paraparë anëtarësia e LDK-së me i mbajt zgjedhjet”, theksoi  Përçuku.

Avdiu ka dëshmuar edhe me anë të njoftimeve telefonike se ka parregullsi në këtë proces.

Të dytë, Avdiu dhe Perçuku I bënë i bënë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë qendrore të saj që ta ndërpresin procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri dhe të krijohen kushte për zgjedhje demokratike dhe transparente në LDK.

Related Articles