Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka diskutuar sot rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve paralamentare të Serbisë në Kosovë.
Ajo tha se për qytetarët që kanë dyshtetësi duhet të ofrojnë zgjidhje, dhe kjo zgjidhje sipas saj është dhënë në Zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë.
“Qeveria e Kosovës, edhe Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë nxjerr rezolutë ku i ka ndaluar mbajtjen e referendumit kushtetues më 16 janar. Konsiderojmë se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”.
“Edhe Rezoluta e Kuvendit, edhe qëndrimet e qeverisë janë në linjë të njëjtë. Këtë qëndrim e ka edhe presidentja e vendit. Qytetarët që kanë dyshtetësi natyrisht se ne duhet t’i ofrojmë zgjidhje, mirëpo atë zgjedhje e kemi dhënë në zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë”, tha ajo.
Më tej, Haxhiu tha se Serbia ka pretendimet e saj për të mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë jo sepse kërkon që një e drejtë e qytetarëve të adresohet por sepse ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
“Nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve përmes atyre veprimeve ajo do të jetë në linjë me Kushtetutën e saj”, tha ajo. /Gazeta Enigma/.