Edhe një muaj e gjysmë qyetatrët e Kamenicës do të dalin në kutitë e votimit për të zgjedhur udhëheqësin e tyre të ardhshëm.
Kadri Rahimaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjë, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të mesme në Gjilan. Studimet universitare i përfundoi në drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës ndërsa ato pasdiplomike në Universitetin e Evropës Juglindore, në të njejtin drejtim.
Gjatë viteve 2016-2019 ka qenë i angazhuar si profesionist i ekonomisë në kuadër të projektit RESI që është implementuar nga organizata CARE dhe financuar nga Agjencioni Austriak për zhvillim ADA. Nga viti 2019 punoi si drejtor Financiar në kompaninë Resort Planet në Gjilan. Ështe themelues i kompanisë ZING.
Ka të përfunduara trajnimet si ‘Financial Management for Micro Enterprises, Eurepean Bank (2021)’, ‘Hartimi dhe menaxhimi i projekteve të BE-së, ATC Center (2021)’ dhe ‘Menaxhimi i cikleve të Projektit, Competentia Private Business School, Austri (2019)’. Aktualisht ai është kryetar I komunës së Kamenicës.
Kurse, nga radhët e Partisë Deomkratike të Kosovës, është Jona Arifi, një vajzë e re në moshë por, e cila ka qenë aktiviste e PDK-së për një kohë të gjatë.
Jona Arifi, u lind më 17 shkurt 1998. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Rexhep Malaj”, në Topanicë kurse gjimnazin në Kamenicë. Aktualisht, është studente në Fakultetin e Mjekësisë. Poashtu, ka qenë kandidatja më e re në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjithashtu, Jona ka qenë kandidate edhe per deputete nga radhët e PDK-së.
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryetar të kësaj komune është Shaip Surdulli.
Shaip Surdulli është një nga penat me te shquara te letërsisë shqipe. Ai një kohe punoi si arsimtar ne disa shkolla te komunës se Kamenicës. U lind ne vitin 1957 ne Karaceve te Kamenicës. Për tri mandate ka qene kryetar i komunës. Vitin e kaluar ka mbrojtur magjistraturën ne Fakultetin Teknik, ne te cilin tash është ligjërues. Është dhe kryetar i degës se LDK-se ne Kamenicë, njeherit anëtar i kryesisë qendrore te kësaj partie.
Edhe Partia Social Demokrate ka një kandidat për këto zgjedhje, ai është Qëndron Kastrati.
Qëndron Kastrati është i lindur më 24 tetor 1988. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Prishtinë dhe aktualisht është absolvent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës. Në periudhën 2007–2008 ai ka punuar në Korporatën Energjetike të Kosovës. Gjatë viteve 2010-2013 ka punuar si inxhinier i rrjeteve telekomunikuese në kompaninë “3CIS J.S.C”.