Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë

Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të martën se është bërë zgjerimi i rrjetit të transportit urban në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.

Rama ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modern.

“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndres, Nic, Veternik, Zalltar. Po lidhim edhe fshatrat me Kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovic, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama.

“Kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje! 30 linja të reja 172 autobusë modern Frekuenca çdo 7 minutanë linjat kryesore. Tani, ka zbritje në secilën lagje të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. / Gazeta Enigma.

Related Articles