Të martën në Gjermani ndodhi një tragjedi e madhe në familjen kosovare, ku Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçar, derisa tentoi ta vriste edhe bashkëshorten Avdije R. (38) duke e plagosur.
Ai më pas ai vrau veten. Ndërsa, gruaja e tij Avdije R. ishte futur në komë artificiale.
Por, gazeta gjermane “Bild” raporton se ajo tash është zgjuar nga koma.
“Ajo nuk ka mundur të merrej në pyetje, pasi vlerësimi i mjekëve është se ende nuk mund të përgjigjet”, ka thënë kryeprokurorja Ulla Hingst.
Sipas hetimeve fillestare 44-vjeçari në mbrëmjen e natës së dytë të Krishtlindjeve kishte vrarë djemtë e tij 11 përkatësisht 13 vjet me nga një plumb.
Avdije R. është dërguar me disa plagë të marrë nga arma në spital. Ndërsa, Flamur R. kishte vrarë veten pasi qëlloi gjithë anëtarët tjerë.
Sipas hetimeve Flamur R. ka qëlluar tetë herë me armë.
“Janë gjetur tetë gëzhoja në shtëpi”, thotë Hingst.
44-vjeçari nuk kishte leje të armë, derisa motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.