Është liruar për qarkullim rruga Prizren-Prevallë, e cila ishte bllokuar të hënën e 13 dhjetorit si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Infrastrukturës, ku thuhet se tashmë trafiku mund të zhvillohet sikurse më parë.
“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë”, thuhet në njoftim.
Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve./Gazeta Enigma/