Zhduken dy fëmijë të mitur në Prizren

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se në Prizren janë zhdukur dy fëmijë të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.

“Fsh. Petrovë, Prizren 19.05.2021-15:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, rasti tjetër ka të bëjë me zhdukjen e një djali.

“Rr. Muhamet Qami, Prizren 19.05.2021-23:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i  saj  mitur me datën 19.05.2021 rreth orës 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur Policia

Related Articles