Zhduken dy të mitura në Suharekë e Ferizaj

Zhduken dy të mitura në Suharekë e Ferizaj

Brenda 24 orëve dy vajza të mitura janë zhdukur, njofton Policia.

Rasti i parë është raportuar në Suharekë, ku nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Ferizaj, një nënë ka raportuar në polici, se vajza e saj e mitur nga 23 shtatori është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare me datë 26.09.2024 ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles