Policia e Kosovës, është njoftuar të hënën, se një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj në fshatin Baicë të Drenasit dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Enigma.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturës.
Njoftimi i Policisë:
“Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma