Zhduket një 15-vjeçare nga Lipjani, familja e raporton pas gjashtë ditësh

Zhduket një 15-vjeçare nga Lipjani, familja e raporton pas gjashtë ditësh

Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar në Lipjan, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj.

Ngjarja është raportuar më 28 mars 2026 rreth orës 18:00, kur një qytetar nga fshati Dobraj e Vogël ka njoftuar Policinë se vajza e tij, e moshës 15-vjeçare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer për gjashtë ditë me radhë.

Sipas ankuesit, gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Ai ka deklaruar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe më herët, çka ka ndikuar që këtë rast ta raportojë me vonesë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”. Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.

Related Articles