Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është zhdukur në Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij 14 vjeçare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/