Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur, në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndryshe, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/.