Pacolli i del në krah Gërvallës: Ajo po bën punën e saj, nuk duhet të shkarkohet

Pacolli i del në krah Gërvallës: Ajo po bën punën e saj, nuk duhet të shkarkohet

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk duhet të shkarkohet.

Pacolli nuk ka dashur që të komentojë deklarata e Gërvallës së viteve më parë që ka deponuar dëshmi në Gjykatën Speciale, duke sugjeruar që për këtë çështje të pyetet vet ajo.

Por sipas Pacollit, kryediplomatja Gërvalla po bënë punën e saj me përkushtim.

“Ministrja Gërvalla ka sqaruar dhe ju mund ta pyesni për detaje atë. Nuk kam çfarë të shtoj këtu, por nuk duhet të shkarkohet. Po bën punën e saj. Për deklarimet e saj mund ta pyesni atë jo mua”, tha Pacolli.

Related Articles