Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një i mitur, në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Rastin në Polici e ka paraqitur babai i tij, derisa nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se i mituri ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.