Zhduket një person nga Prizreni, tash e dy muaj nuk dihet asgjë për të

Policia njofton se është zhdukur një person nga Prizreni.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se ishte babai i tij i cili e ka raportuar rastin, duke thënë se tash e dy muaj nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndryshe, rasti është duke u hetuar.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se para dy muajve djali i tij  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhët në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles