Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 28 janarit është zhdukur një person në Ferizaj, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Rasti është raportuar nga motra e tij, ku thuhet se viktima mashkull kosovar i sëmur mental është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e tij.
Policia e Kosovës kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 28.01.2022 – 08:00. Një femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar i sëmurë mental, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Enigma/