Lille e Edon Zhegrovës ka mposhtur me rezultat 3-1 Atletiko Madridin, me një përmbysje të hatashme të rezultatit.
Ishte superylli nga Kosova, Edon Zhegrova, ai i cili me një gol fantastik nga distanca ktheu shpresat për ekipin Francës.
Pasi Zhegrova barazoi rezultatin, Jonathan David shënoi edhe dy gola të tjerë, për t’ia dhënë vulën fitores në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Në fund: Atletiko Madrid 1, Lille 3. /Gazeta Enigma