Mbrëmë Lille është përballur me Real Madridin.
Shumë yje të njohur nga bota e futbollit dhuruan spektakël brenda fushës së blertë, por njëri ‘shndëriti’ më shumë se të gjithë.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, futbollistin kosovar i cili luan tek Lille.
Zhegrova është zgjedhur “Lojtari i ndeshjes”, duke lënë pas futbollist si Mbappe, Bellingham etj.
Njëherit futbollisti i kombëtares kosovare është i parë në histori të Kosovës që fiton çmimin e lojtarit të ndeshjes në Champions League, madje duke pas një kundërshtarë si Real Madridi.
Lille mundi kampionin aktual të Evropës me rezultat minimal 1:0 falë golit nga penaltia të cilën e realizoi Jonathan David.
E këtë penalti e nxori pikërisht kosovari i cili u shkaktoi probleme të mëdha mbrojtësve dhe mesfushorëve madrilenë gjatë tërë takimit. Ai e ndau trofeun personal në një postim në Instagram, duke brendashkruar që “ishte e tëra një ëndërr” dikur, e tash e realizuar. /Gazeta Enigma