Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka dalë me reagimin e parë, pas humbjes dëshpëruese ndaj Turqisë, çka ndali kualifikimin e Kosovës në Kupën e Botës 2026.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Zhegrova shkroi: “Do të vijë dita – Ju premtoj”.
Sulmuesi, nëpërmjet këtij postimi, u premtoi tifozëve dardanë se Kosova do të kualifikohet në Botëror, në mundësitë e radhës.
Ndryshe, Zhegrova u shfaq tejet i pikëlluar mbrëmë, pas humbjes.

