Zhegrova rikthehet në skuadrën e Lille

Zhegrova rikthehet në skuadrën e Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer në skuadrën e Lille.

Skuadra nga Ligue 1 ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Monacos, dhe aty shihet edhe emri i Zhegrovës.

Zhegrova rikthehet të luajë për Lillen për herë të parë qysh në muaji dhjetor i vitit të kaluar.

Lojtari kosovar po vuante nga një lëndim, por pas rikthimit nuk u ftua asnjëherë për shkak se po kërkonte klub të ri.

Duket se lojtari ka vendosur të qëndrojë te Lille edhe pse ka oferta nga Marseille dhe Juventusi.

Related Articles