Zhvillime dramatike, Siljanovski pritet t’i bashkohet SC Gjilanit

Zhvillime dramatike, Siljanovski pritet t’i bashkohet SC Gjilanit

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Ohër, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore.

SC Gjilani tashmë është afër marrëveshjes me futbollistin Goran Siljanovski i cili është nga Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Enigma.

Futbollisti maqedonas luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe është pranë “kuqebardhëve”.

Palët janë dakorduar për kushtet dhe futbollisti pritet që t’i bashkohet skuadrës në Ohër.

31-vjeçari së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Dinamos së Tiranës, kurse më parë ka luajtur edhe për Flamurtarin e Vlorës, Renovën, Vardarin, Rabotnickin dhe Makedonija.

Gjithashtu mësohet që gjilanasit janë duke punuar maksimalisht në prurjet e reja.

Deri më tani, SC Gjilani ka zyrtarizuar vetëm Besart Krivanjevën dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Shend Kelmendin.

/Gazeta Enigma/

Related Articles