Zhvillimet e fundit në Radio Televizionin e Kosovës kanë ngjallur reagime të shumta.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar mbi këto zhvillime duke thënë se janë tepër shqetësuese.
Sipas tij, tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas Kushtetutës dhe ligjit.
“Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për tu marrë me situatën e krijuar. Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik”, tha ai, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje, Hoti tha se komisionet përkatëse parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe drejtorin e AKI-së, si hap i parë, sipas tij, në veprimet që duhet të ndërmerren. /Gazeta Enigma