Ziadeh: Me shqetësim i përcjelli zhvillimet që ndikojnë në të drejtat ekonomike të serbëve në Kosovë

Ziadeh: Me shqetësim i përcjelli zhvillimet që ndikojnë në të drejtat ekonomike të serbëve në Kosovë

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është shprehur se i ka ndjekur me shqetësim serioz zhvillimet e fundit që ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera joshumicë.

“Ziadeh bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë kohën e duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura”.

“Ziadeh rithekson përkushtimin e palëkundur të UNMIK-ut për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet, duke përfshirë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, i cili është një nga shtyllat e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga UNMIK-u.

Kohëve të fundit pakënaqësi për Kosovën ka edhe nga përfaqësuesit e shteteve aleate për shkak të rregullores së fundit që është publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, prej së cilës dinari dhe valutat tjera monetare, pos euros, nuk hyjnë në përdorim. Pos kësaj, reagime të shumta pati edhe për mbylljen e komunave paralele.

Related Articles