Zidane: Ja e vërteta për Marcelon

Zidane: Ja e vërteta për Marcelon

Zinedine Zidane ka deklaruar se mos ftesa e Marcelos ka të bëjë me disa shqetësime, jo me aludimin e medieve se ka pasur probleme mes tyre.



Mbrojtësi i majtë nuk u ftua për ndeshjen me Granadën që Reali e fitoi me rezultatin 4-1.

U raportua për krisje të raporteve mes Zizu dhe Marcelo, pasi braziliani ka qenë vetëm zgjedhja e dytë këtë edicion – por trajneri francez thotë se ai qëndroi në shtëpi sepse ka disa shqetësime.

“Marcelo kishte disa shqetësime dhe nuk donim që të rrezikonim me të”, u shpreh Zidane pas fitores kundër Granandës. /Gazeta Enigma/

Related Articles