Shqipëri: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

Shqipëri: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

Deri më tani në vendin tonë janë 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.



Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime në total.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.

Vaksinimi në Shqipëri ka nisur që prej javëve të para të Janarit sipas grupeve të riskut, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

????????‍⚕️Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve,…Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, May 13, 2021

Related Articles