Zjarr në “Dardani” – Lëndohet një person, digjen një kamion dhe tri vetura (FOTO)

Zjarr në “Dardani” – Lëndohet një person, digjen një kamion dhe tri vetura (FOTO)

Një kamion është kapluar nga zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.



Agron Borovci, nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazetën ‘Enigma’ se nga dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.

Ai ka konfirmuar se një person është lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën ‘Dalmatët’ në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit”.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”./Gazeta Enigma/

Related Articles