Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë shkaktari kryesor që një banesë në Berat është përfshirë nga zjarri.
Për rastin ka njoftuar Policia e Shqipërisë, sipas të cilëve dëmet nga zjarri janë vetëm materiale.
“Rreth orës 17:00, në banesën e shtetasit L. M., në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma
Zjarr në një banesë në Berat
