Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar zjarr-vënie.