Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë të lënduar vetëm dëme materiale.
“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e policisë.