Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë

Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri.

Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit.

Postimi:

Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në 🇧🇪 Belgjikë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇷🇸 Serbi, 🇲🇪 Mal të Zi dhe 🇧🇦 Bosnje-Hercegovinë.

Sistemi ynë satelitor Copernicus tashmë po mbështet operacionet e hartëzimit në 🇪🇸 Spanjë, 🇦🇱 Shqipëri, 🇬🇷 Greqi, 🇫🇷 Francë, 🇩🇪 Gjermani dhe 🇷🇸 Serbi.

Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin.

Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është në dispozicion sa herë që një vend kërkon solidaritetin dhe ndihmën e Evropës.

Related Articles