Zjarri në Portugali, Kosova i shpreh ngushëllime dhe shpreh gatishmërinë për ndihmë

Zjarri në Portugali, Kosova i shpreh ngushëllime dhe shpreh gatishmërinë për ndihmë

Portugalia po përballet me zjarre të mëdha me ç’rast është raportuar edhe për të vdekur.

Në një situatë të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës homologut të tij portugez, Lus Montenegro, për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret e mëdha në Portugali.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka ofruar mbështetje dhe solidaritet për të gjitha familjet e prekura nga fatkeqësia.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar zjarret dhe për të ndihmuar në rikuperimin e komuniteteve të prekura. Ky akt solidariteti thekson angazhimin e Kosovës për të mbështetur vendet e tjera në periudha krize dhe për të ndihmuar në tejkalimin e emergjencave”, shkroi ai.

Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, kanë vdekur pasi zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë. Disa pjesë të vendit kanë marrë flakë që nga fundjava, me temperatura në disa zona që arrijnë në 30 gradë Celsius. Pjesa veriore dhe ajo qendrore janë prekur më së shumti. /Gazeta Engima

Related Articles