Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka kapluar një lokal në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikësit.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Enigma.