Rreth orës 18:00 është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje në Prishtinë.
Nga nga flaka është përfshirë kati i dytë i kësaj shtëpie.
Rastin ka konfirmuar Policia në Prishtinë, e cila ka njoftuar se disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi
Njoftimi i plotë i Policisë së Prishtinës:
Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar.