Analisti politik, Petrit Zogaj, ka supozuar se si do të dukej arsyetimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur do ta anulojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, raporton Gazeta Enigma.
Zogaj shkroi në Facebook se Durmishi do të thoshte se e kishin bindur disa dokumente shtesë se ai vendim ishte gabim.
“Mas disa dite kur te del prape Durmishi me anulimim e pezullimit edhe thote, “pasi i pashe disa dokumente shtese, e kuptova qe pezullimi ishte gabim””, ka shkruar Zogaj.
Ai tha se dhuna ndaj anëtares së PSD-së, Tetutë Rrusta ia ka “vlejtë”, pasi qytetarët nuk do të zhvaten me nga 5 euro.
“Megjithate, dhuna ndaj Teuta Rrustes dhe PSD ia “vlejti” sepse njerezit s’do te zhvaten me 5 euro, te pakten perkohesisht”, shkroi Zogaj./Gazeta Enigma/