Është mbajtur punëtoria e parë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore në Kosovë.
Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna tha se edukimi i hershëm është prioritet kryesor.
Ajo po i konsideroj të rëndësishme këto tryeza diskutimi që kanë për qëllim qasjen në edukim të hershëm, e që ende nuk është në nivelin e kënaqshëm.
“Edukimi parashkollor është prioritet kryesor i arsimit 2021/2025. Aktivitetet që ndihmojnë në këtë nivel të edukimit janë të rëndësishme dhe po punojmë që të rritim qasjen në edukimin e hershëm, e cila nuk është në nivelin që do duhej ta kishim”.
“… përveç rritjes infrastrukturore, paralelisht e shohim esenciale edhe zhvillimin e kapaciteteve me qëllim që ata të marrin shërbimet që meritojnë”.
“Unë shpresoj që kjo punëtori të shërbej, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve parashkollore të identifikojë sfidat dhe një udhëheqje efektive ndikon drejtpërdrejtë”.
Ugo Ferrero, zëvendësshef i misionit të Italisë në Kosovë, tha se edukimi parashkollorë ka të bëjë me qytetarinë aktive.
“Ne mendojmë që edukimi parashkollor ka të bëjnë me edukimin e nxënësve dhe mbi të gjitha mbi qytetarinë aktive”.
Udhëheqësja e divizionit parashkollor në ministrinë e Arsimit Labëri Luxha, tha se projekte të tilla implemetohen në 35 vende të botës, raporton EO.
“Projekti vë në dispozicion për Kosovën një përsosmëri italiane, e cila globalisht implimentohet në 35 vende të botës dhe jemi të lumtur që e kemi finalizuar këtë marrëveshje edhe në kopshtet e Kosovës”.