Zvcira e ndihmon Kosovën me 86 milionë euro

Zvcira e ndihmon Kosovën me 86 milionë euro

Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën, në kuadër të programit për 4 vitet e ardhshme.

Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka thënë se bashkëpunimi me Kosovën nuk është vetëm në futboll, por edhe në fusha tjera.

Në një event të organizuar, u tregua se paratë e ndara do të jenë për projektet ekonomike, zhvillimin e demokracisë e kapacitetet ujore.

Bashkëpunimi mes dy vendeve sipas zëvendës drejtoreshës së Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ruth Hube, ka nisur dekada më parë, dhe që nga atëherë mijëra njerëz përfituan përmirësim të jetës në disa fusha.

Për gjithë ndihmën e Zvicrës për Kosovën pati falënderime ministri, Liburn Aliu.

Related Articles